back to top
10.5 C
Tirana
E premte, 22 Nëntor, 2024
spot_img
KreuAktualitetKomisioni parlamentar europian “zbret” sot në Tiranë/ Çështjet që do të diskutohen

Komisioni parlamentar europian “zbret” sot në Tiranë/ Çështjet që do të diskutohen

Sot mbahet takimi 18-të i Stabilizim Asocimit mes Parlamentit shqiptar dhe atij evropian.

Një ditë më parë është zbardhur edhe agjenda.

Në orën 15:15-16:30, të ditës së sotme do të bëhet hapja e takimit, i cili bashkëdrejtohet nga Toni Gogu, Kryetar i delegacionit të Kuvendit të Shqipërisë dhe Marco Tarquinio, Kryetar i delegacionit të Parlamentit Europian.

Temat që do të diskutohen midis dy delegacioneve janë:

 Sundimi i ligjit, lufta kundër krimit dhe korrupsionit;

Liria e medias dhe zgjedhjet;

Zhvillimi Ekonomik dhe Turizmi;

Marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimi rajonal.

Punimet e këtij komisioni do të zgjasin dy ditë.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat