back to top
28.5 C
Tirana
E mërkurë, 25 Qershor, 2025
spot_img
KreuAktualitetBotaIrani: Mund të sulmojmë bazat ushtarake amerikane në Lindjen e Mesme

Irani: Mund të sulmojmë bazat ushtarake amerikane në Lindjen e Mesme

Irani nuk e ka përjashtuar mundësinë e një reagimi ushtarak të drejtpërdrejtë ndaj bazave amerikane në Lindjen e Mesme, si kundërpërgjigje ndaj sulmeve ajrore që Shtetet e Bashkuara ndërmorën ndaj objekteve të tij bërthamore. Kështu deklaroi zëvendësministri i Jashtëm për Arsim dhe Kërkim, Saeed Khatibzadeh, në një intervistë për rrjetin televiziv Al Jazeera.

“Irani do të vendosë se si, kur dhe në çfarë niveli t’u përgjigjet amerikanëve,” u shpreh Khatibzadeh, duke shtuar se vendi i tij e konsideron të drejtë legjitime mbrojtjen e sovranitetit dhe kapaciteteve strategjike përballë agresionit të jashtëm.

Ai e cilësoi sulmin e forcave amerikane ndaj impianteve bërthamore si Fordow si një “gabim të rëndë”, duke theksuar se kjo përbën një shkelje të qartë të së drejtës ndërkombëtare.

Hakmarrjen Irani e nisi fillimisht ndaj Izraelit, ku edhe këtë të hënë ndërmori një sulm masiv me raketa.

Ndërkohë, Izraeli ka vijuar sulme ajrore rreth Teheranit, duke synuar qendrat e komandës së Gardës Revolucionare Islamike.

Shefi i Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike (IAEA), Rafael Grossi, u bëri sërish thirrje të gjitha palëve të shmangin çdo formë sulmi ndaj objekteve bërthamore, duke paralajmëruar për rreziqe të mëdha nga rrezatimi.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat