KreuAktualitetBraho: Rinumërimi po rrëzon akuzat/ "Nuk ka pasur trafikim masiv votash"

Braho: Rinumërimi po rrëzon akuzat/ “Nuk ka pasur trafikim masiv votash”

Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR

 

Procesi i rinumërimit të votave pas zgjedhjeve të 11 majit nuk ka nxjerrë në pah trafikim masiv votash, deklaroi anëtari i Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) pranë KQZ-së, Ledio Braho.

Në një dalje publike, Braho theksoi se rezultati i rinumërimit po konfirmon në thelb korrektësinë e numërimit fillestar, duke hedhur poshtë akuzat për manipulime. Ai u shpreh se tani që nuk u gjetën shkelje në numërimin fillestar, disa individë po përpiqen të krijojnë dyshime edhe për procesin e rinumërimit.

“Vihet re se nga postimet që qarkullojnë në rrjete sociale, bëhet fjalë për bishta kryqesh – çka tregon se kemi të bëjmë me çështje interpretimi votash, jo trafikimi. Tani nuk mund ta bëjnë pis procesin e numërimit, po tentojnë të njollosin edhe rinumërimin,” deklaroi Braho.

Ai shtoi se ka pasur disa raste kur, në momentin e hedhjes së të dhënave në sistem, mund të kenë ndodhur ngatërrime të votave, por këto janë më së shumti gabime njerëzore dhe jo prova për manipulim të qëllimshëm.

KQZ është angazhuar që procesi i rinumërimit të jetë i hapur, transparent dhe profesional, në funksion të mbrojtjes së integritetit të votës dhe besimit të qytetarëve në proceset zgjedhore.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat