back to top
33.5 C
Tirana
E shtunë, 5 Korrik, 2025
spot_img
KreuAktualitetEkonomiaSaranda “pushtohet” nga të huajt: 95% e pronave të reja, në duart...

Saranda “pushtohet” nga të huajt: 95% e pronave të reja, në duart e tyre

Saranda po shndërrohet gjithnjë e më shumë në një magnet për të huajt që kërkojnë të investojnë në pasuri të paluajtshme. Sipas agjentëve imobiliarë, rreth 95% e apartamenteve dhe trojeve të blera vitet e fundit në këtë qytet bregdetar janë në pronësi të shtetasve të huaj, jo të shqiptarëve të diasporës.

“Numrin më të madh të investitorëve i kemi nga të huajt, jo nga shqiptarët e larguar jashtë,” – tha për mediat Bledi Lapa, agjent imobilar aktiv në zonë.

Sipas ekspertëve të tregut, janë disa faktorë vendimtarë:

Pozicioni strategjik: Saranda ofron afërsi me Greqinë dhe Korfuzin, me akses të lehtë përmes portit dhe linjave ajrore.

Çmime konkurruese: Në krahasim me vendet e tjera të rajonit, Shqipëria ofron çmimet më të ulëta për prona buzë detit.

Procedura të thjeshtuara ligjore: Shpesh, procesi i blerjes përfundon brenda një muaji.

“Shqipëria ka çmimet më të mira në rajon për pasuri të paluajtshme dhe kjo ka bërë që shumë turistë të kthehen në investitorë,” – shtoi Lapa.

Për të huajt, vera është më shumë se sezon pushimi. Shumë përdorin muajt e ngrohtë për të eksploruar mundësitë për blerje pronash përmes agjencive imobilare. Nga shtatori deri në dhjetor, pas kthimit në vendet e tyre, shumë prej tyre marrin vendime për të investuar.

Ky trend tregon një zhvendosje në profilin e vizitorëve, duke kaluar nga pushues sezonalë në investitorë afatgjatë. Saranda, me natyrën e saj tërheqëse dhe tregun imobiliar në zhvillim, po kthehet në një pikë referimi për kapitalin e huaj në jug të Shqipërisë.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat