KreuAktualitetBotaDonald Trump: Irani ka refuzuar inspektimet e programit të tij bërthamor dhe...

Donald Trump: Irani ka refuzuar inspektimet e programit të tij bërthamor dhe nuk ka ndalur pasurimin e uraniumit

Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR

 

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi se Irani nuk ka pranuar të lejojë inspektime në programin e tij bërthamor dhe as të ndalë procesin e pasurimit të uraniumit.

Gjatë një prononcimi për gazetarët në bordin e avionit presidencial Air Force One, Trump theksoi se programi bërthamor i Teheranit është në thelb i rrënuar, por nuk përjashtoi mundësinë që Irani të jetë duke e rikthyer atë në një vend tjetër.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë shtoi gjithashtu se çështja e Iranit do të jetë në qendër të diskutimeve me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, gjatë vizitës së këtij të fundit në Uashington të hënën e ardhshme.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat