back to top
29.5 C
Tirana
E hënë, 7 Korrik, 2025
spot_img
KreuAktualitetEkonomiaRritje në zemrën e Evropës/ Industria gjermane kthehet në lojë

Rritje në zemrën e Evropës/ Industria gjermane kthehet në lojë

Prodhimi industrial në Gjermani shënoi një rritje surprizë prej 1.2% gjatë muajit maj, duke tejkaluar pritshmëritë e ekonomistëve dhe sinjalizuar një rigjallërim të kujdesshëm të sektorit industrial më të madh në Evropë.

Sipas të dhënave të publikuara nga Zyra Federale e Statistikave (Destatis), nxitësit kryesorë të kësaj rritjeje ishin industria e automobilave (+4.9%), prodhimi i energjisë (+10.8%) dhe industria farmaceutike (+10%). Këto sektorë dhanë një kontribut të ndjeshëm në bilancin e përgjithshëm mujor.

Ekonomistët e anketuar nga Reuters kishin parashikuar zero rritje, duke reflektuar pritshmëri të ulëta për shkak të sfidave makroekonomike dhe pasigurive të vazhdueshme tregtare. Por shifrat e reja kanë përforcuar besimin se industria gjermane mund të jetë në fillimet e një rimëkëmbjeje ciklike, megjithëse me hapa të ngadaltë.

“Është ende herët për të nxjerrë përfundime të qëndrueshme, por shenjat pozitive po shtohen,” vlerësojnë ekspertët ekonomikë.

Megjithatë, rreziqet afatshkurtra mbeten. Tensionet tregtare ndërkombëtare, forcimi i euros, si dhe kushtet ekstreme klimatike në Gjermani – përfshirë thatësinë dhe uljen e nivelit të lumenjve – kanë ndikuar negativisht në logjistikë dhe furnizime.

Prodhimi industrial në prill dhe maj ishte lehtësisht mbi mesataren e tremujorit të parë, duke krijuar shpresë se industria gjermane po lë pas stagnimin e dy viteve të fundit. Edhe pse rritja e PBB-së pritet të mbetet e dobët në tremujorin e dytë, politika të reja fiskale dhe lehtësime tatimore pritet të japin efekt në muajt në vijim.

Qeveria gjermane ka miratuar një paketë të re stimuluese ekonomike, e orientuar drejt rritjes së investimeve në industri, inovacion dhe tranzicion të gjelbër.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat