Pas deklaratës së Ilir Metës, i cili e quajti “Zegjine e SPAK-ut”, Monika Kryemadhi ka reaguar menjëherë me një postim ironik dhe thumbues në rrjetet sociale.
Kryemadhi mohon të jetë e penguar për të udhëtuar jashtë vendit dhe sqaron se ka vizë amerikane me hyrje-dalje të shumta, duke theksuar se nuk ka nevojë për leje as nga “fansi i Zegjinesë” dhe as nga “fansi i garderobës” së saj, duke iu referuar me ironi Ilir Metës dhe TedI Blushit.
“Një sqarim i vogël në këtë ditë të nxehtë për të ftohur mendje të nxehura nga dezinformues tradicionalë,” shkruan ajo. Kryemadhi nënvizon se nuk është e penguar nga askush të lëvizë drejt SHBA-së apo vendeve të tjera ku ka vizë pune, përveç ditës së detyrimit të paraqitjes pranë SPAK.