back to top
17.5 C
Tirana
E shtunë, 17 Janar, 2026
spot_img
KreuAktualitetEkonomiaKreditë për banesa në rënie/ Bizneset marrin hov në investime

Kreditë për banesa në rënie/ Bizneset marrin hov në investime

Banka e Shqipërisë parashikon një ulje të interesit për kreditë e banesave nga individët, për shkak të kufizimeve të reja në tavanet e kredive për pasuri të paluajtshme. Në raportin e fundit të aktivitetit kreditues, institucioni qendror thekson se ndryshimet rregullatore mund të sjellin një frenim të lehtë në këtë segment të tregut.

Megjithatë, ekspertët e sektorit financiar nuk presin ndikim të madh në trendin afatgjatë. Artan Gjergji, ekspert bankar, thekson se kërkesa për prona të patundshme mbetet e lartë, veçanërisht për investime në sektorin e turizmit.

“Edhe pse Banka e Shqipërisë ka vendosur masa për të ulur nivelin e kredisë për pasuritë e patundshme, nuk do të ketë ndikim të theksuar. Kërkesa vazhdon të jetë e lartë, sidomos për investime në Airbnb, turizëm dhe projekte të ngjashme,” – tha Gjergji.

Bizneset mbajnë gjallë kreditimin
Ndërkohë, sektori i biznesit ka shfaqur një tendencë të fortë rritëse në marrjen e kredive, i nxitur nga nevoja për investime, rritja e kërkesës në treg dhe normat e favorshme të interesit. Kreditimi po fokusohet kryesisht në sektorët e turizmit, agroindustrisë dhe industrisë përpunuese.

“Bizneset po përpiqen të përmbushin kërkesën në rritje në disa sektorë kyç dhe për këtë arsye po rrisin investimet. Në pamundësi për të përdorur vetëm kapitalin e tyre, ato i drejtohen kredisë. Gjithashtu, ulja e normës bazë të interesit nga Banka e Shqipërisë pritet të nxisë më tej ofertën monetare në lekë dhe të përshpejtojë kreditimin,” – u shpreh Gjergji.

Bilancet e përmirësuara të bizneseve, pritshmëri pozitive për investime
Sipas Bankës së Shqipërisë, gjatë tremujorit të dytë të vitit është vërejtur një përmirësim i bilanceve të bizneseve, me rënie të kërkesës për mbulimin e nevojave afatshkurtra për likuiditet. Për muajt në vijim, institucioni parashikon rritje të kreditimit për investime, e nxitur nga kërkesa në rritje për mallra dhe shërbime në tregun vendas dhe atë të huaj.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat