back to top
10.5 C
Tirana
E premte, 22 Nëntor, 2024
spot_img
KreuAktualitetRajoni“Shqiptarët nuk janë larguar nga pozitat”/ Ibrahimi: Kemi ruajtur ekuilibrin në qeveri

“Shqiptarët nuk janë larguar nga pozitat”/ Ibrahimi: Kemi ruajtur ekuilibrin në qeveri

Kryetari i Alternativës Zeqirija Ibrahimi i ftuar në Click Plus mohon se resorët që paraprakisht kanë qenë të udhëhequra nga shqiptarë gjegjësisht nga BDI, i ka përvetësuar VMRO-DPMNE.

-Në këtë përbërje parlamentare dhe qeveritare që është koalicioni VLEN ne e trashëgojmë gjithë hisen e pushtetit që e ka pasur BDI-ja.

-Në nivelin e drejtorëve?

-Në çdo rrafsh.

-Si në çdo rrafsh, Ministrinë e Jashtme nuk e keni…

-Por nuk është argument kjo… duhet të shihet cili është numri i ministrive dhe sa përqind të ministrive i ka VLENI sot. Ne nga tre postet më të larta të shtetit e kemi kryetarin e Kuvendit, nga pjesa e ministrive kemi 30% e ministrive. Tash i bie që Ministrinë e Jashtme e ka marrë VMRO-ja dhe kemi marr Ministrinë e Mjedisit, Ministrinë e Financave e ka marrë VMRO-ja ne e kem marrë Ministrinë e Punëve Sociale, por është ruajtur ekuilibri që shqiptarët të jenë të përfaqësuar me minimum 25% në çdo eshallon të qeverisë.

Ibrahimi thotë se shqiptarët janë të përfaqësuar denjësisht me përqindje, ndërsa nga pozitat udhëheqëse janë larguar individë të vendosur nga LSDM.

“Ata nuk shkarkohen se janë shqiptarë, por shkarkohen se janë LSDM dhe në vendin e tyre vijnë kuadro të VMRO-së. Emërimet që kanë qenë të BDI-së, ato kuadro zëvendësohen me të VLEN-it, por nuk ka asnjë përjashtim të asnjë shqiptari nga asnjë vend i punës”, tha Ibrahim.

Pas kësaj deklarate ka reaguar ish-zëvendës drejtori i Pyjeve Nacionale Safet Miftari.

“Zëvendësdrejtor i pyllitarisë kam qenë unë dhe jam zëvendësuar me kuadër të VMRO-së, dhe nuk kam qenë nga LSDM por kuadër i Selës. Janë larguar 60 të punësuar shqiptarë, me vendim janë larguar. Tani edhe drejtori edhe zëvendësi edhe 30 drejtorë të njësive rajonale janë gjithë maqedonas, 9 anetarët e këshillit drejtues janë maqedonas ndërsa kanë qenë 5 shqiptarë, 10 shefat e sektoreve janë të gjithë maqedonas tani.

Jo vetëm, edhe 30 dreitorë të njësive rajonale janë gijithë maqedonas, 9 anëtarët e këshillit drejtues janë maqedonas ndërsa kanë qenë 5 shqiptarë, 10 shefat e sektoreve janë të gjitha maqedonas”, tha Safet Miftari.

Nga gjithsej 23 ministri sa numëron Qeveria e re, VMRO-DPMNE-ja e Mickoskit drejton 15 dikstare, 6 ministri janë të VLEN-it dhe 2 të ZNAM-it.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat