KreuAktualitetPolitikaBalla ashpërson gjuhën ndaj protestuesve/ "Janë huliganë, duhen ndëshkuar"

Balla ashpërson gjuhën ndaj protestuesve/ “Janë huliganë, duhen ndëshkuar”

Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR

 

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka përdorur tone të ashpra ndaj protestuesve, duke i cilësuar ata si “huliganë” dhe duke deklaruar se nuk janë qytetarë normalë.

Në një prononcim në Kryesinë e Kuvendit, Balla u ndal te protestat e shoqëruara me akte dhune, duke argumentuar se personat që kryejnë veprime të tilla duhet të përballen me masa ndëshkuese.

“Po patjetër që këta nuk janë qytetarë normalë, janë huliganë”, deklaroi Balla.

Ai solli si shembull edhe masat që, sipas tij, zbatohen në shtetet europiane, duke përmendur ndalimin e daljes jashtë vendit dhe ndëshkimin e dhunës në stadiume.

“Nuk mund ta shkatërrosh dot stadiumin, pse ekipi yt humb. Këto masa merren dhe jashtë shtetit dhe duhet të merren dhe në vendin tonë”, u shpreh kreu i grupit parlamentar të PS-së.

Balla u pyet edhe për studentin e mjekësisë, i cili u përmend nga kryeministri Edi Rama në një deklaratë për trafik droge. Sipas Ballës, studenti është ndaluar me lëndë narkotike.

“Në lidhje me studentin e mjekësisë, ai është ndaluar me lëndë narkotike, kjo është e rëndësishme”, deklaroi ai.

Deklaratat e Ballës vijnë në një kohë kur debati politik është përqendruar te protestat, reagimi i institucioneve ndaj akteve të dhunës dhe masat që mund të ndërmerren ndaj personave të përfshirë në to.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat