back to top
27.5 C
Tirana
E mërkurë, 27 Gusht, 2025
spot_img
KreuAktualitetFoltore e re në PD?/ Xhaferaj sfidon Berishën

Foltore e re në PD?/ Xhaferaj sfidon Berishën

Eksponenti i PD, Ferdinand Xhaferaj, ka dalë me një qëndrim të prerë ndaj kreut të PD-së, Sali Berisha, duke e akuzuar se po përdor “alibinë e farsës elektorale” për të shmangur përgjegjësinë e humbjes në zgjedhjet e 11 majit dhe për të qëndruar në krye të partisë.

Sipas Xhaferajt, Berisha është vetë hartuesi i ndryshimeve statutore që e detyrojnë kryetarin të dorëhiqet pas një humbjeje zgjedhore, por sot refuzon ta zbatojë atë që ka firmosur vetë.

“Reformoi statutin, vendosi në nenin 46 që kryetari, pa asnjë justifikim, jep dorëheqje nëse humbet zgjedhjet. Sot nuk pranon të largohet. Në vend të reflektimit, fshihet pas farsës elektorale si justifikim,” deklaroi Xhaferaj.

Me tej, Xhaferraj, tha se rikthimi i këtij të fundit në krye të PD-së ishte më shumë një rezultat i presionit të bazës pas krizës së 2021-shit, por sot është kthyer në një axhendë personale pa rrugëdalje për opozitën.

“Berisha është ende i sanksionuar. Nuk lejohet të hyjë as në SHBA, as në Britani. Si mund ta udhëheqë opozitën një figurë e izoluar ndërkombëtarisht?” – u shpreh ai për “JavaNews”.

Xhaferaj njoftoi gjithashtu se do të ndërmarrë një nismë të re për rigjenerimin e Partisë Demokratike, duke evokuar “Foltoret” e vitit 2021 që shënuan përçarjen e madhe në parti.

“Duhet një drejtim i ri. Po konsultohem me bazën dhe do të nis një lëvizje të gjerë, sepse PD nuk është pronë e askujt. Më vjen keq për disa kolegë që janë kthyer në rrogëtarë. PD është shumë më tepër se kaq.”

Ndërkohë, Xhaferaj kritikoi edhe veprimet e fundit të qeverisë, përfshirë ndërhyrjen në Theth në kulmin e sezonit turistik, që sipas tij dëmton ekonominë lokale dhe është një tregues i keqmenaxhimit nga ana e qeverisë.

Në një kohë kur Partia Demokratike ndodhet në krizë të thellë identitare dhe organizative, zëri i Xhaferajt i shtohet atyre që kërkojnë ndryshim të rrënjësishëm në mënyrën si drejtohet opozita shqiptare.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat