KreuAktualitetEkonomiaBie skema e evazionit fiskal/ Administrata Tatimore kap 585,000 euro të padeklaruara

Bie skema e evazionit fiskal/ Administrata Tatimore kap 585,000 euro të padeklaruara

Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR

 

Gjatë një kontrolli të specializuar të kryer nga Hetimi Tatimor, Administrata Tatimore ka zbuluar një shumë prej 585,000 eurosh të padeklaruara nga një subjekt tatimpagues në Tiranë, të cilat janë fshehur gjatë më shumë se një viti.

Hetimi filloi pas një denoncimi qytetar, që ndihmoi në zbardhjen e një skeme të evazionit fiskal, duke çuar në veprime konkrete nga autoritetet për të vendosur ligjshmërinë dhe drejtësinë në fushën e tatimeve.

Administrata Tatimore falënderon qytetarët që vazhdimisht kontribuojnë në luftën kundër evazionit fiskal dhe inkurajon çdo qytetar që të denoncojë shkeljet për të mbrojtur ekonominë dhe financat publike.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat