back to top
20.5 C
Tirana
E mërkurë, 15 Tetor, 2025
spot_img
KreuAktualitetKosovaSorensen në Kosovë/ Takohet me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti

Sorensen në Kosovë/ Takohet me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, qëndron në Prishtinë më 6 gusht.

Viztën ai e nisi me një takim me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

Më pas, siç mëson Radio Evropa e Lirë, emisari evropian do të takohet me kryeministrin në detyrë të Kosovës, Albin Kurti, në orën 11:00.

Vizita e emisarit evropian vjen në kohën kur Serbia ka paralajmëruar se nuk mund të ketë dialog me Kosovën, për normalizimin e raporteve, pa lirimin e një zyrtari të Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe.

Igor Popoviq u ndalua në Kosovë më 18 korrik. Ndaj tij, Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë për “nxitje të përçarjes dhe mosdurimit”, pasi gjatë një fjalimi në Rahovec e kishte quajtur Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës “organizatë terroriste”.

Raundi i fundit i dialogut Kosovë-Serbi, që ndërmjetësohet nga BE-ja, ishte mbajtur më 10 qershor. Pas këtij takimi mes kryenegociatorëve të dy shteteve, Sorensen deklaroi se po bëheshin përgatitje për një takim të nivelit të lartë.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat