back to top
30.5 C
Tirana
E mërkurë, 27 Gusht, 2025
spot_img
KreuAktualitetNga baza ushtarake te resorti luksoz/ Sazani nën kontrollin e Ivanka Trump...

Nga baza ushtarake te resorti luksoz/ Sazani nën kontrollin e Ivanka Trump dhe Jared Kushner

Media italiane raporton se Ivanka Trump dhe Jared Kushner, vajza dhe dhëndri i ish-Presidentit amerikan Donald Trump, kanë blerë ishullin e Sazanit në Shqipëri për një shumë mbi një miliard dollarë. Sipas burimeve të The Guardian, çifti ka synim ta shndërrojë këtë ishull me historinë ushtarake dhe bukuritë natyrore në një resort luksoz.

Ishulli i Sazanit, i njohur si ish-bazë ushtarake dhe pjesë e Parkut Kombëtar Detar Karaburun-Sazan, që nga viti 2015 është i hapur për vizitorët, por ende ruhet si zonë ushtarake një pjesë e tij. Gjatë periudhës së regjimit komunist, ishulli shërbente si terren stërvitjeje dhe operacionesh ushtarake, dhe mbart ende bunkerë dhe tunele.

Negociatat për blerjen e ishullit u zhvilluan pa dijeninë e banorëve dhe parlamentarëve shqiptarë, derisa u finalizua marrëveshja prej 1.4 miliardë eurosh, që më pas u bë publike. Një prej sfidave kryesore për realizimin e projektit është pastrimi i zonës nga minat e pashpërthyera dhe mbeturinat ushtarake.

Përveç Sazanit, Grupi Affinity, i cili ka menaxhuar negociatat, ka shfaqur interes edhe për një projekt tjetër në Serbi, ku planifikon transformimin e ish-selisë së Ministrisë së Mbrojtjes në Beograd në një hotel luksoz.

Ideja për të kthyer ishullin në një destinacion luksoz ka shkaktuar shqetësime të grupeve mjedisore dhe shkencore, që paralajmërojnë për ndikimin negativ në mjedisin natyror dhe kulturor të zonës. Ndërkohë, banorët shqiptarë kanë nisur ta quajnë ishullin “Ishulli Trump”, një emër që nënvizon ndikimin e familjes Trump në zhvillimin e këtij projekti.

Në një podcast, Presidenti Donald Trump u shpreh entuziast për këtë iniciativë, duke e përshkruar si “të jashtëzakonshme”, por duke theksuar se sfida kryesore mbetet pastrimi i zonës dhe sigurimi i sigurisë për vizitorët e ardhshëm.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat