Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR
Pas arrestimit të ish-drejtueses së SHISH, Vlora Hyseni, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka zhvilluar takime me drejtuesit kryesorë të institucioneve të sigurisë.
Begaj priti në takim Ministrin e Brendshëm, Ervin Demo, Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Skënder Hita, si dhe drejtorin e komanduar të SHISH, Elvis Lila.
Sipas njoftimit të Presidencës, gjatë takimeve Presidenti u informua dhe diskutoi me zyrtarët për çështje të aktualitetit.
Takimet vijnë në një moment kur ish-drejtuesja e SHISH, Vlora Hyseni, ndodhet nën masën e arrestit shtëpiak dhe është paraqitur në Gjykatën e Posaçme për t’u njohur me masën e sigurisë.
Presidenca nuk ka dhënë detaje të tjera nëse takimet kanë qenë të lidhura drejtpërdrejt me çështjen Hyseni apo me zhvillime të tjera në fushën e sigurisë.



