back to top
4.5 C
Tirana
E martë, 23 Dhjetor, 2025
spot_img
KreuAktualitetAlesia Balliu i përgjigjet Boçit të PD: Opozita nuk mund të jetë...

Alesia Balliu i përgjigjet Boçit të PD: Opozita nuk mund të jetë antiligjore

Në një deklaratë për mediat, Aleisa Balliu theksoi se roli i opozitës është të ushtrojë kontroll dhe kritikë mbi qeverinë, por gjithmonë duke respektuar ligjin dhe institucionet e shtetit.

“Shteti i së drejtës është themeli i demokracisë dhe nuk mund të pranojmë që opozita të kundërshtojë vendimet e gjykatave të formës së prerë vetëm sepse ato nuk i shkojnë për shtat politikës së saj,” tha Balliu.

Ajo shtoi se nxitja e rrëmujës dhe mosbindjes ndaj vendimeve ligjore është një veprim që shkatërron besimin në sistem dhe rrugën drejt një shteti të fortë.

“Një opozitë që injoron ligjin dhe përdor mosbindjen si mjet politik nuk po ndërton demokracinë, por po minon themelet e saj,” tha Balliu, duke paralajmëruar se kjo sjellje është një kërcënim për stabilitetin dhe rendin në vend.

Në fund të deklaratës së saj, Balliu i bëri thirrje të gjithë aktorëve politikë dhe shoqërisë shqiptare të mbështesin respektin ndaj ligjit dhe të ndalojnë sjelljet që rrezikojnë shtetin.

“O moj Shqypni, e mjera Shqypni, kush të ka qitë me krye n’hi? Ti ke pas kene një zojë e randë, burrat e dheut të thirrshin nane,” përfundoi Balliu.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat