back to top
28.5 C
Tirana
E hënë, 25 Gusht, 2025
spot_img
KreuSportiGaz Demi emëron Filip Çakulin kryetar bordi të Partizanit

Gaz Demi emëron Filip Çakulin kryetar bordi të Partizanit

Në prag të fillimit të sezonit të ri futbollistik, Presidenti i Klubit Gazment Demi dhe Kryetari i Bordit Filip Çakuli zhvilluan një vizitë në ambientet e  Klubit, ku takuan futbollistët dhe stafin teknik.

Gjatë fjalës së tij, Presidenti Demi theksoi rëndësinë e unitetit dhe besimit deri në fund:

“Dua të jemi të bashkuar dhe të besojmë deri në fund. Vetëm kështu mund të arrijmë objektivat që i kemi vendosur vetes.”

Nga ana e tij, Kryetari i Bordit Filip Çakuli rikujtoi historinë e lavdishme dhe traditën legjendare të Partizanit, si një burim frymëzimi për skuadrën aktuale.

Në mbyllje të takimit, Presidenti Demi përshëndeti lojtarët dhe stafin e drejtuar nga trajneri Mladen Milinkoviç, duke u uruar një sezon të mbarë dhe suksese në sfidën e parë të kampionatit, që do të zhvillohet këtë fundjavë në “Arenën e Demave” ndaj ekipit debutues të Vorës.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat