back to top
28.5 C
Tirana
E hënë, 25 Gusht, 2025
spot_img
KreuAktualitetTenderat sekrete/ Berisha: Baxhanaku i Ramës në qendër të skemës së AKSHI-t

Tenderat sekrete/ Berisha: Baxhanaku i Ramës në qendër të skemës së AKSHI-t

Ish-kryeministri Sali Berisha ka lëshuar akuza të forta ndaj qeverisë, duke e cilësuar Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) si “sipërmarrjen private të Edi Ramës”. Në një deklaratë publike, Berisha hodhi dritë mbi një sërë aferash që, sipas tij, lidhen me tendera sekrete, përplasje brenda institucionit dhe ndikim të drejtpërdrejtë politik.

Në qendër të akuzave të Berishës u vendos ish-zëvendësdrejtori i përgjithshëm i AKSHI-t, Daniel Shima, i cili u shkarkua më 19 mars 2024, menjëherë pasi ish-drejtoresha Mirlinda Karçanaj u mor në pyetje nga SPAK. Sipas Berishës, Shima është një figurë që ka qenë “në vorbullën e ndërthurjesh dhe interesave mafioze” që lidhen me tenderat e AKSHI-t.

“Ky është Shima, një person që dinte gjithçka për Fangun, për Meçen, por edhe për dy zonjat e tjera aty brenda. Njëra është Mirlinda Karçanaj, kurse tjetra është motra e Ergys Agasit, e emëruar drejtoreshë juridike e AKSHI-t”, – tha Berisha.

Ai përmendi gjithashtu një seri regjistrimesh ambientale, ku në qendër ndodhet biznesmeni Gerond Meçe, i cili sipas Berishës ka përfituar 46 milionë euro tendera nga shteti nëpërmjet kompanisë ABS, kryesisht pa garë dhe në mënyrë sekrete. Në këto regjistrime, sipas Berishës, përflitet se tenderat ndahen me ndikim të drejtpërdrejtë nga Armand Fangu, baxhanaku i kryeministrit Rama, si dhe me ndërhyrje të vetë Linda Ramës.

“Ju e dini, shqiptarët e dinë, AKSHI është shndërruar në sipërmarrje private të Edi Ramës, ku tenderat vendosen nga baxhanaku i tij, ndërsa hetimet e SPAK për këtë aferë lidhen drejtpërdrejt me rrethin familjar të kryeministrit,” – deklaroi Berisha.

Sipas tij, lidhjet mes politikës, biznesit dhe drejtësisë kanë krijuar një ciklon interesash mafioze, ku AKSHI mbetet një nga hallkat kryesore të korrupsionit dhe pastrimit të parave.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat