back to top
28.5 C
Tirana
E hënë, 25 Gusht, 2025
spot_img
KreuAktualitetEkonomiaKrijimi i pozicioneve negociuese për produktet strategjike/ Kërkesa e sipërmarrësve shqiptarë

Krijimi i pozicioneve negociuese për produktet strategjike/ Kërkesa e sipërmarrësve shqiptarë

Sipërmarrja shqiptare po kërkon të informohet mbi pozicionin e negociatave të Shqipërisë për mbrojtjen e prodhimit në procesin e përshpejtuar të anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Sipërmarrës dhe përfaqësues i saj, Alban Zusi e sheh të rëndësishëm këtë aspekt në procesin e përshpejtuar të anëtarësimit në BE.

“Nuk jemi thirrur për të thënë se cilat janë sektorët, industritë apo produktet për të cilët ju do të donit që ne të krijonim një pozicion negociues për të thënë se edhe pas hyrjes në BE ne duam që këto produkte për një periudhë 2-3 vjeçare s atë përshtaten me tregun t’i mbrojmë me një sistem taksash. Ai ta lejojë mbrojtjen nëse ti i thua se nëse nuk e mbroj mund të humbasë p.sh. 10 mijë vende pune”, tha Zusi.

Ai vuri në dukje se industria e ushqimit mbulon një pjesë të pjesëve të vendeve të ekonomisë kombëtare. Sipas tij, sektori ushqimor mund të përbëje 40-50% të ekonomisë kombëtare.

Në ditët e fundit, ata kanë shpallur konsultime publike për një sërë ligjesh që kanë lidhje me sipërmarrjen dhe kapitujt e negociatave me BE-në. Zusi sugjeron që këto takime të zhvillimit të përgjithshëm të  jene te rregullta dhe me raportime të qarta , në mënyrë që sipërmarrësit të marrin informacionin qe ndikon në sektorët e industrisë.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat