KreuAktualitetMyslim Murrizi kundër djegies së mandateve/ "PD duhet të qëndrojë në parlament"

Myslim Murrizi kundër djegies së mandateve/ “PD duhet të qëndrojë në parlament”

Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR

 

Deputeti Myslim Murrizi ka reaguar pas zërave për djegien e mandateve të deputetëve të Partisë Demokratike, duke e cilësuar një veprim të tillë si gabim politik dhe emocional. Ai thekson se vendime të tilla nuk sjellin te mira për PD-në dhe krijojnë çorganizim brenda partisë.

Murrizi rikujton djegien e mandateve në shkurt 2019 dhe thekson se ajo nuk solli rezultate pozitive. Ai u bën thirrje deputetëve që të përdorin mandatin për të denoncuar korrupsionin dhe aferat e mëdha financiare, duke përmendur konkretisht si: vjedhjet e Bankers, konçensionet e dyshimta, rrugët Thuman-Kashar, traun e Kukësit dhe Rinasit, investimet e strategjive të ndarjes politike.

Sipas tij, deputetët duhet të qëndrojnë në Parlament dhe të fokusohen te detyrat e tyre opozitare, jo tek simbolike si djegia e mandateve.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat