back to top
28.5 C
Tirana
E mërkurë, 27 Gusht, 2025
spot_img
KreuAktualitetKulluri kritikon qeverisjen dhe opozitën: Kryeqyteti pa drejtim real

Kulluri kritikon qeverisjen dhe opozitën: Kryeqyteti pa drejtim real

Edvin Kulluri, në një reagim të fortë në rrjetet sociale, ka denoncuar gjendjen e kryeqytetit pas arrestimit të kryebashkiakut Erion Veliaj, duke e quajtur Tiranën “një qytet të braktisur”.

Sipas Kullurit, kjo situatë nuk i intereson vetëm kryeministrit Edi Rama, por edhe ish-kryeministrit Sali Berisha, ndërsa opozita nuk po vepron për të mbrojtur qytetin dhe detyrimet ligjore për mbajtjen e zgjedhjeve. Ai vlerëson se ndërkohë që nënkryetarët e bashkisë ushtrojnë funksionet e tyre, ata nuk kanë asnjë kontribut të dukshëm dhe nuk e përfaqësojnë qytetin.

“Rama ka deleguar disa nënkryetarë që askush nuk i ka votuar për të drejtuar punët e qytetit, ndërsa Veliaj mund të thotë: ‘Folni me sulltanin’! Tirana e Shqipërisë vlen sa një katund i humbur socialist,” shkruan Kulluri.

Ai thekson se përgjegjësia kryesore për këtë gjendje bie mbi mazhorancën dhe Berishën, që sipas tij kanë lënë kryeqytetin pa qeverisje efektive dhe qytetarët pa mundësi të kërkojnë llogari.

Kulluri paralajmëron se mungesa e veprimeve serioze nga pushteti dhe opozita po e dëmton rëndë administrimin dhe zhvillimin e Tiranës, ndërkohë që qyteti mbetet i braktisur dhe pa drejtim real.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat