back to top
31.5 C
Tirana
E enjte, 28 Gusht, 2025
spot_img
KreuAktualitetQeveria centralizon menaxhimin e mbetjeve/ Rama: Kapitulli më i vështirë për BE-në

Qeveria centralizon menaxhimin e mbetjeve/ Rama: Kapitulli më i vështirë për BE-në

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar të enjten projektligjin për krijimin e Operatorit Kombëtar të Trajtimit të Mbetjeve,  si një hap i rëndësishëm që synon të ristrukturojë tërësisht menaxhimin e mbetjeve në Shqipëri nëpërmjet një ndërmarrjeje shtetërore qendrore.

Në deklaratën e tij, Kryeministri e vuri mjedisin në qendër të fushatës për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke e cilësuar atë si “kapitullin më të vështirë dhe sfidues” të të gjithë procesit të negociatave.

Rama theksoi se menaxhimi i mbetjeve nuk do të jetë më në duart e bashkive, por do të drejtohet nga qendra, duke e quajtur këtë ndryshim “vendimtar” për ecurinë e Shqipërisë drejt BE-së.

Ai pranoj se ka pasur përmirësime, duke e marrë si shembull zonën e Himarës, por theksoi se vendi ka ende “shumë punë përpara” dhe kërkohet “një ritëm ende më i lartë” reformash.

Rama bëri një thirrje duke iu drejtuar të gjithë zyrtarëve të lidhur me çështjet e mjedisit, qe të “vetëgjyqësohen” për të kuptuar rëndësinë kapitale të kësaj sfide.

Ky projektligj paraqet një ndryshim paradigmë në qasjen e Shqipërisë ndaj krizës së mbetjeve, duke kaluar nga një model i decentralizuar, i cili konsiderohet i dështuar, në një model kombëtar dhe të centralizuar, në përputhje me standardet e BE-së. Vendi synon të përfundojë negociatat dhe të bëhet anëtare në fund të kësaj dekade.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat