Oppo ka prezantuar në Kinë modelin e ri A6 Max, i cili vjen me një bateri gjigante 7,000 mAh me teknologjinë më të fundit silicon-carbon që ofron densitet më të lartë energjie.
Telefoni është i pajisur me një ekran OLED 6.8 inç me rifreskim 120Hz dhe shkëlqim deri në 1,600 nits, i mbrojtur nga Crystal Shield Glass dhe funksional edhe me duar të lagura.
Fuqia e brendshme sigurohet nga çipseti Snapdragon 7 Gen 3, i shoqëruar me 8GB RAM dhe 256GB hapësirë ruajtjeje.
Në pjesën e pasme gjendet një kamerë kryesore 50MP dhe një sensor thellësie 2MP, ndërsa për selfie kujdeset një kamerë 32MP.
Bateria e madhe mbështet karikim SuperVOOC 80W, duke arritur 50% ngarkesë brenda vetëm 24 minutash.
Oppo A6 Max ofrohet në dy ngjyra, Bardhë me pjesë të pasme qelqi dhe Blu prej fije qelqi, me çmim prej 1,599 juanë (rreth 220 dollarë).



