Etleva Skonja
Emri i Jozefina Topallit po lakohet si miliarderja që shpenzoi 500 mijë euro për dasëm luksoze të të birit. Prej 10 vitesh në opozitë dhe pa asnjë post, kjo shifër duket se s’ka prishur qetësinë financiare të Topallit.
Kjo e fundit përgjatë këtyre viteve nuk ka mbajtur ndonjë post përveç tentativave para zgjedhjeve të viti 2021, ku krijoi një parti, për të cilën koridoreve të politikës flitej se ishte financuar nga kryeministri Edi Rama per interesa zgjedhore.
Si “vdiq” partia 6 mujore e Topallit
Kujtojmë se Jozefina Topalli, ish-kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë dhe një figurë e njohur e politikës shqiptare, themeloi në vitin 2020 partinë politike “Lëvizja për Ndryshim” (LN), me qëllimin për të ofruar një alternativë ndaj klasës politike ekzistuese. Partia u regjistrua në Gjykatën e Tiranës dhe u prezantua si një forcë e re politike, e orientuar drejt ndryshimit dhe përfaqësimit të qytetarëve.
Në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit 2021, “Lëvizja për Ndryshim” mori pjesë me një listë kandidatësh dhe dorëzoi listën e kandidatëve në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), duke qenë e para parti që e bëri këtë. Megjithatë, pas zgjedhjeve, partia nuk arriti të sigurojë asnjë mandat deputeti, duke e lënë atë pa përfaqësim në Kuvend.
Në rang vendi partia Lëvizja për Ndryshim mori 7049 vota në zgjedhje. Vetë Topalli kandidoi në 4 qarke, në Durrës, Lezhë, Shkodër dhe Tiranë. Në Durrës Topalli ka marrë 50 vota, në Lezhë 58 vota, në Shkodër 598 vota, në Tiranë 390 vota.

Pas dështimit, përmes një postimi në rrjetet sociale, me 29 prill 2021 Topalli shkruan se Lëvizja për Ndryshim nuk ia doli të bëhej faktor në këto zgjedhje kësisoj shkruan se ka vendosur të largohet nga drejtimi i partisë duke shpresuar se njerëz patriotë dhe të pakorruptuar të vazhdojnë Lëvizjen.
““Lëvizja për Ndryshim nuk ia doli për t’u bërë faktor në këto zgjedhje.
Por unë dëshiroj të falënderoj stafin, secilin prej kandidatëve që sfiduan klasën politike aktuale, të falënderoj të gjithë ata që besuan.
Duke u larguar nga drejtimi i kësaj Lëvizje uroj që njerëz patriot dhe të pakorruptuar të vazhdojnë Lëvizjen për reformimin e së djathtës shqiptare”, shkruan Topalli“, shkruante ajo.

Pse heshtet për fondet?
Në lidhje me financimin e partisë, nuk ka informacione publike të verifikuara që tregojnë se “Lëvizja për Ndryshim” ka dorëzuar deklarata financiare të detajuara në KQZ, siç kërkohet nga ligji për partitë politike. Gjithashtu, nuk ka pasur raporte të pavarura që të vërtetojnë burimet e financimit të saj.
Burimet financiare të partisë përbëhen nga kuotizimet e anëtarësisë, nga granti që jep buxheti i shtetit sipas ligjit, nga ndihma e dhurata publike që njeh ligji për partitë politike, ndihma dhe dhurata nga anëtarët dhe përkrahësit e LN, si dhe nga çdo burim tjetër jopublik.
Por asnjë nga këto burime nuk janë bërë transparente as nga KQZ, pasi nuk gjenden në faqen e saj dhe as nga vetë Topalli, që iku pa dështimit për t’u rikthyer sërish me Sali Berishën, për një karrige në Kuvend.



