back to top
3.5 C
Tirana
E hënë, 22 Dhjetor, 2025
spot_img
KreuDrejtësiaApeli rikthen Vangjush Dakon në qeli

Apeli rikthen Vangjush Dakon në qeli

Ish-kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako, do të rikthehet sërish në qeli pas vendimit të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. Trupa gjykuese e përbërë nga gjyqtarët Engert Pëllumbi (kryesues), Miliana Muça dhe Iliriana Olldashi, vendosi të lërë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg”, të caktuar ndaj Dakos nga shkalla e parë.

Vendimi u shpall më 16 shtator 2025, duke i dhënë fund ankimit të Dakos dhe bashkëpandehurve të tij F.F. dhe A.B., të cilët kundërshtuan vendimin nr. 70 të dhënë më 25 nëntor 2024 nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë.

Ky zhvillim rikthen në burg Vangjush Dakon, i cili një vit më parë kishte kaluar në masën “arrest shtëpie” pas hetimeve të SPAK për korrupsion dhe shpërdorim detyre gjatë kohës që drejtonte Bashkinë e Durrësit.

Ish-zyrtari u shpall fajtor për shpërdorim detyre në dy raste. Dako u arrestua më 6 qershor 2023, por u lirua tetë muaj më vonë, pasi SPAK nuk arriti të përfundonte hetimet brenda afateve ligjore. Pas vendimit të Apelit, Dakos i mbeten disa ditë të tjera për të vuajtur në qeli.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat