back to top
20.5 C
Tirana
E mërkurë, 15 Tetor, 2025
spot_img
KreuDrejtësialir Metaj mbetet në arrest/ Gjykata e Posaçme nuk pranon revokimin e...

lir Metaj mbetet në arrest/ Gjykata e Posaçme nuk pranon revokimin e masës

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka rrëzuar kërkesën e paraqitur nga Ilir Metaj për revokimin e masës së sigurisë “arrest në burg”.

Kërkesa u depozitua më 16 shtator 2025, ndërsa vendimi u dha më 19 shtator nga trupi gjykues i kryesuar nga gjyqtarja Irena Gjoka.

Bazuar në nenet 112, 228, 229, 230, 249 dhe 260 të Kodit të Procedurës Penale, GJKKO vendosi:

Rrëzimin e kërkesës së të pandehurit Ilir Metaj për heqjen e masës së arrestit në burg, si të pabazuar në ligj dhe në prova.

Vendimi mund të ankimohet brenda 5 ditësh në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat