back to top
22.5 C
Tirana
E mërkurë, 15 Tetor, 2025
spot_img
KreuAktualitet“Protesta, drejtësi dhe këshill bashkiak”/ Alimehmeti zbulon planin kundër Veliajt

“Protesta, drejtësi dhe këshill bashkiak”/ Alimehmeti zbulon planin kundër Veliajt

Kryetari i këshilltarëve të Partisë Demokratike në Bashkinë e Tiranës, Ilir Alimehmeti, ka deklaruar në një intervistë për Euronews Albania se aktualisht fokusi i tij dhe i PD-së është shkarkimi i kryebashkiakut Erion Veliaj.

Alimehmeti theksoi se nuk është i interesuar për projekte afatshkurtra apo kandidatura të momentit, por për një platformë politike afatgjatë. Ai sqaroi se, pavarësisht diskutimeve, do të mbështesë kandidatin që do të zgjedhë PD për garën në Tiranë.

“Jemi akoma të fokusuar te shkarkimi i Erion Veliajt. Ka një farë vonese nga Partia Demokratike, ishte e qartë që do vinte kjo ditë. Kemi dy krahë pune: një për të demontuar Veliajn, me shkresa, çuarje para drejtësisë, protesta para bashkisë, brenda këshillit me qëndresë; dhe krahun tjetër për të shkuar drejt konkurrimit me kë do vinte PS-ja. Jam lojtar grupi dhe për një platformë që mund të zbatohet, që do kohën e vet,” tha Alimehmeti.

Ai theksoi se, si kryetar i këshilltarëve të PD-së në Bashkinë e Tiranës, do të vijojë punën institucionale dhe do të mbështesë kandidatin që do të vendosë partia:
“Do mbështes kandidatin e PD, kushdo që të jetë.”

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat