back to top
1.5 C
Tirana
E diel, 28 Dhjetor, 2025
spot_img
KreuAktualitetNjë treg për kandidaturat e opozitës/ Ish-zyrtari i PD-së pret ofertën

Një treg për kandidaturat e opozitës/ Ish-zyrtari i PD-së pret ofertën

Ish-zyrtari demokrat Fatbardh Kadilli ka deklaruar se është i gatshëm të kandidojë për Bashkinë e Tiranës, por vetëm nëse opozita i ofron një projekt politik përbashkues dhe një bashkim të vërtetë të forcave opozitare.

Në një intervistë për A2 CNN, Kadilli theksoi se sfida nuk është thjesht personale, por lidhet me nevojën për të gjetur një figurë të fortë dhe të ndershme, që mund të përfaqësojë gjithë spektrin opozitar dhe të rrisë shanset për fitore.

“Do isha i nderuar të kisha përgjegjësinë e një sfide të tillë për Tiranën. Por kjo ka një kusht: a ka një bashkim të vërtetë? A do heqim dorë nga strategjitë për të fshehur të vërtetën dhe do kontribuojmë të gjithë?” – tha Kadilli.

Ai shtoi se opozitës i duhen liderë me identitet të fortë, të pavarur nga liderët dhe me integritet, për të përballuar sfidat politike dhe për të konkurruar efektivisht me lëvizjet e tjera në skenën politike shqiptare.

Kadilli përfundoi duke theksuar se prioriteti është krijimi i një projekti politik përbashkues, dhe vetëm një kohezion i tillë mund të çojë në fitoren e kandidatit të opozitës në Bashkinë e Tiranës.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat