Për Julian Shehun presion i transfertës serbe nuk duhet që të jetë një faktor në takimin e radhës të Shqipërisë, pasi futbollistët në fushë janë të ambientuar me situata të tilla.
Mesfushori ishte i qetë në konferncën e sotme për shtyp kur pranoi se në takimin e radhës do të vendoset fati i Shqipërisë në Eliminatoret e Botërorit 2026.
“Një ndeshje me presion, si e ndjen këtë sfidë. E përballon presion edhe jashë fushe? Ne jemi profesionistë dhe jemi futbollistë. Presioni për ne është gjë normale. Është ndeshje e rëndësishme për ne, por ne do të shkojmë për të marrë maksimin.
Çfarë keni biseduar mes lojtarëve për t’ia dalë me sukses. Ndeshja luhet në Leskovac? Ne jemi të përqendruar për këtë sfidë. Të tjerat nuk na përket ne. Ende nuk kemi folur me lojtarët dhe pavarësisht gjithçkaje, stadiumit, fushës, ne shkojmë për të marrë më të mirën.
Po e përjetoni këtë sfidë, e shihni si një finale që na çon drejt Botërorit? Është një ndeshje e një rëndësie të madhe. Nga kjo sfidë vendoset për rrugën drejt Botërorit. Jemi të përqendruar për të marrë maksimunin për këtë sfidë deçizive.
Morët vendin e Ramadanit në Kombëtare. Çfarë iu ka thënë Ramadani? Kemi marrëdhënie shumë të mirë. jemi shokë dhe pavarësisht kush luan do të japë më të mirën.
Po sjell te Kombëtarja atë që po bën në klub? Do të vazhdoj të bëj më të mriën time për Kombëtaren”, ka theksuar Shehu.