back to top
10.5 C
Tirana
E mërkurë, 15 Tetor, 2025
spot_img
KreuSportiSerbia në presion për duelin me Shqipërinë/ Stojković paralajmëron: Kjo është finale

Serbia në presion për duelin me Shqipërinë/ Stojković paralajmëron: Kjo është finale

Serbia pret Shqipërinë të shtunën në orën 20:45 në Leskovac, në kuadër të kualifikimeve për Botërorin 2026. Trajneri i serbëve, Dragan Stojković, e cilësoi këtë përballje si një “finale të vogël” për fatet e grupit, duke kërkuar qetësi dhe disiplinë nga tifozët.

“Mësojmë nga çdo ndeshje, por nuk ka kuptim të kthehemi pas. Duhet të mendojmë për të ardhmen dhe tani e gjithë vëmendja është te Shqipëria. Nuk po mendojmë për Andorrën, vetëm për këtë ndeshje”, tha fillimisht Stojković.

Tekniku serb theksoi rëndësinë e madhe të sfidës, duke e quajtur “një luftë të drejtpërdrejtë për fazën eliminatore”. “Kemi forcë dhe cilësi për të shkuar më tej. U bëj thirrje tifozëve të sillen drejt dhe të mos krijojnë probleme. Kombëtarja kërkon vetëm një gjë: mbështetje”, nënvizoi ai.

Në fund, Stojković foli me respekt për kuqezinjtë: “Shqipëria është një ekip i shkëlqyer, me shumë cilësi. Janë rivalët tanë më të mëdhenj në grup dhe kundërshtari më i rëndësishëm për momentin. Pres një ndeshje me intensitet të lartë dhe ne do të shkojmë për fitore”.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat