back to top
10.5 C
Tirana
E mërkurë, 15 Tetor, 2025
spot_img
KreuDrejtësiaTedi Blushi ngatërron Olsian Çelën me Adriatik Llallën

Tedi Blushi ngatërron Olsian Çelën me Adriatik Llallën

Deputeti i Partisë së Ilir Metës, Tedi Blushi, ka pyetur sot në Komisionin e Ligjeve Prokurorin e Përgjithshëm, Olsian Çela, nëse ka pasur presion nga diplomatët e huaj.

Sipas Blushit, kjo gjë i ka ndodhur edhe një prokurori tjetër të përgjithshëm, duke iu referuar Adriatik Llallës, të cilin nuk e përmendi me emër. Ndërsa hoqi këtë paralelizëm, Blushi ka harruar bëmat e Adriatik Llallës, hetimet e SPAK-ut ndaj tij dhe zhdukjen e tij për t’i shpëtuar burgut. Pra, një figurë shumë larg nga figura e Prokurorit të Përgjithshëm që kemi sot, si një njeri me integritet dhe profesionalizëm.

Pavarësisht kësaj, Çela i është përgjigjur Blushit, duke thënë se nuk ka pasur kurrë ndonjë takim me diplomatët e huaj për çështje të caktuara.

“E mohoj në mënyrë kategorike,” ka thënë Çela.

Kush është Adriatik Llalla, shembulli i Blushit?

Gjykata e Apelit, në nëntor të vitit 2021, ka rrëzuar kërkesën e ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla, i cili kishte kërkuar pezullimin e vendimit për dënimin e tij.

Kujtojmë se GJKKO, po në vitin 2021, vendosi dënimin me 2 vite burg për ish-Prokurorin e Përgjithshëm, Adriatik Llalla, nën akuzat e fshehjes së pasurisë, shpërdorimit të detyrës dhe pastrimit të parave.

Ish-Kryeprokurori është dënuar gjithashtu me 5 vite përjashtim nga postet publike, si dhe i janë konfiskuar disa pasuri.

Ndërkohë, nga 8 tetori 2021, Llalla u shpall nga SPAK zyrtarisht në kërkim ndërkombëtar, pasi Policia e Tiranës nuk e gjeti brenda vendit për ekzekutimin e vendimit të Gjykatës.

Më 22 shtator, ditën kur u dha dënimi, policia shkoi në shtëpinë e Adriatik Llallës për ta arrestuar, por ai nuk ndodhej aty, dhe familjarët thanë se “nuk e dinin se ku ndodhej”. Llalla është larguar nga Shqipëria, nga Rinasi drejt Romës, ku raportohet se ka marrë azil politik./Etleva Skonja

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat