back to top
16.5 C
Tirana
E enjte, 16 Tetor, 2025
spot_img
KreuDrejtësiaAvokati që vodhi të burgosurin/ Emri

Avokati që vodhi të burgosurin/ Emri

Prokuroria e Korçës ka vënë nën hetim avokatin Arben Lena, 56 vjeç, pasi dyshohet se ka përfituar shuma parash nga llogaria bankare e një 70-vjeçari që aktualisht ndodhet në burgun e Shënkollit.

Hetimet kanë nisur pas denoncimit të vetë të burgosurit, i cili ka deklaruar se i kishte dhënë avokatit një prokurë për të menaxhuar fondet në kuadër të çështjes së tij gjyqësore. Sipas akuzës, Lena dyshohet se ka shfrytëzuar këtë autorizim për të tërhequr para nga llogaria e 70-vjeçarit për qëllime personale, gjatë periudhës 2020–2022.

Në njoftimin zyrtar të Policisë së Shtetit thuhet se:

“Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar referuan materialet në Prokurori, për shtetasin A. L., 56 vjeç, me profesion avokat, aktualisht me masë sigurie ‘Arrest në burg’, pasi dyshohet se gjatë periudhës 2020–2022, ka tërhequr shuma parash nga llogaria bankare e një 70-vjeçari (aktualisht në IEVP Shënkoll), duke përdorur prokurorën që ia ka marrë duke shfrytëzuar besimin dhe gjendjen shëndetësore të tij.”

Ende nuk është bërë publike shuma e përfituar, ndërsa çështja është në fazën e hetimeve paraprake.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat