back to top
11.5 C
Tirana
E hënë, 20 Tetor, 2025
spot_img
KreuDrejtësiaPërplasja Llagami–Gjykata e Lartë shkon në Kushtetuese

Përplasja Llagami–Gjykata e Lartë shkon në Kushtetuese

Gjykata Kushtetuese ka vendosur që në datën 11 nëntor të zhvillojë seancën gjyqësore për shqyrtimin e kërkesës së Naureda Llagamit, e cila kundërshton vendimin e Gjykatës së Lartë lidhur me rezultatin e votimit që shpalli fitues Asim Vokshin.

Sipas pretendimeve të Llagamit, votimi i zhvilluar në Gjykatën e Lartë nuk është reflektuar drejt, pasi një votë e saj e konsideruar e pavlefshme duhet të llogaritej si e vlefshme, çka sipas saj do ta shpallte fituese me 9 vota.

Pavarësisht kësaj, kërkesa e saj për pezullimin e vendimit të Gjykatës së Lartë është rrëzuar nga Kushtetuesja, ndërsa trupa gjyqësore ka vendosur që çështja të kalojë për shqyrtim në themel më 11 nëntor.

Në këtë seancë pritet që Gjykata Kushtetuese të analizojë ligjshmërinë e procesit të votimit dhe të vlerësojë nëse janë cenuar parimet e transparencës dhe barazisë në garë.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat