back to top
20.5 C
Tirana
E mërkurë, 29 Tetor, 2025
spot_img
KreuAktualitetStarmer kundër Nigel Farage/ “Mjaft me fyerje ndaj Shqipërisë, duhet bashkëpunim”

Starmer kundër Nigel Farage/ “Mjaft me fyerje ndaj Shqipërisë, duhet bashkëpunim”

Kryeministri britanik, Keir Starmer, ka dalë në mbrojtje të kryeministrit shqiptar Edi Rama, në lidhje me çështjen e emigrantëve të paligjshëm që mbërrijnë në Mbretërinë e Bashkuar përmes rrugëve të Ballkanit Perëndimor.

Në një intervistë për “The Sun”, Starmer theksoi se disa politikanë në Britani, në vend që të bashkëpunojnë me vendet e origjinës, kanë “hedhur fyerje” ndaj tyre një deklaratë që u interpretua si thumb ndaj Nigel Farage, i cili së fundmi ishte përplasur publikisht me Ramën.

“Disa kanë zgjedhur të fyejnë vende si Shqipëria, në vend që të punojnë me to. Kjo nuk ndihmon askënd,” – tha Starmer, duke iu referuar mënyrës se si duhet trajtuar fenomeni i emigracionit të paligjshëm.

Shefi i qeverisë britanike tha se trafikantët kanë ndërtuar një perandori kriminale që shtrihet në të gjithë Evropën dhe se prioriteti i qeverisë së tij është mbyllja e kësaj “autostrade kriminale” që kalon përmes Ballkanit Perëndimor.

“Ekziston një autostradë kriminale që kalon nëpër Ballkanin Perëndimor, duke sjellë emigrantë të paligjshëm drejt Mbretërisë së Bashkuar. Detyra jonë është ta mbyllim dhe të shkatërrojmë bandat që e drejtojnë,” – u shpreh Starmer.

Sipas raportimit të “The Sun”, qeveria britanike po përgatitet për një samit rajonal me udhëheqës nga Ballkani Perëndimor, mes tyre edhe Edi Rama, për të forcuar bashkëpunimin në luftën kundër rrjeteve të kontrabandës.

Në kuadër të masave të reja, Britania po vendos dronë në pikat e kontrollit në rajon, për të monitoruar dhe penguar kontrabandistët që organizojnë kalimet e emigrantëve drejt kanalit të La Manshit.

Starmer është zotuar se marrëveshjet e reja për qendrat e kthimit të emigrantëve do të jenë një pjesë kyçe e planit për të frenuar flukset e paligjshme dhe për të forcuar bashkëpunimin me vendet partnere, përfshirë Shqipërinë.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat