back to top
14.5 C
Tirana
E premte, 31 Tetor, 2025
spot_img
KreuAktualitetNdryshimi i Kushtetutës në kurriz të partive të reja/ Shehaj paralajmëron manipulim

Ndryshimi i Kushtetutës në kurriz të partive të reja/ Shehaj paralajmëron manipulim

Kryetari i Partisë Mundësia dhe deputeti Agron Shehaj deklaroi për mediat jashtë Kuvendit se PS dhe PD kanë rënë dakord për ndryshimin e Kushtetutës, duke e bërë këtë sipas tij në dëm të partive të reja politike.

Shehaj akuzoi dy partitë e mëdha se janë bashkuar me një interes të vetëm: të mbajnë pushtetin dhe të sigurojnë që të jenë e vetmja alternativë politike.

“Bënë këtë seancë të sotme thjesht një farsë. Të hënën bien dakord për ndryshimin e Kushtetutës dhe sot bëjnë sikur zihen. Interesi i qytetarëve dhe betejat e opozitës janë lënë mënjanë. PS dhe PD janë bërë bashkë për të mbajtur pushtetin dhe për të qenë e vetmja alternativë,” tha Shehaj.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat