back to top
11.5 C
Tirana
E martë, 4 Nëntor, 2025
spot_img
KreuAktualitetBerisha paralajmëron protesta

Berisha paralajmëron protesta

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, paralajmëroi dje organizimin e protestave të fuqishme kundër kryeministrit Edi Rama, të cilin e cilësoi si “hajdutin kryesor” të Shqipërisë.

Berisha tha se protesta do të fokusohen tek përgjegjësit kryesorë për çështje të mëdha korruptive, përfshirë kontratat e inceneratorëve dhe projekte të tjera që sipas tij kanë rënduar buxhetin publik.

“Do e kapim djallin për brirësh dhe ai është i pari, Edi Rama. Çdo energji që do shpenzojmë, do godasim atë,” deklaroi Berisha, duke theksuar se qytetarët nuk duhet të heshtin ndaj qeverisë aktuale.

Ai kritikoi gjithashtu trajtimin e çështjeve nga drejtues të tjerë politikë dhe autoritete, duke e vendosur Ramën në qendër të akuzave për korrupsion dhe përfshirje direkte në marrëveshje të dëmshme financiare.

“Aktakuza lexon Belinda Balluku, por në fakt përgjegjës kryesor është Edi Rama. Do fillojë dimri i protestave dhe do jetë i fortë,” shtoi Berisha.

Deklaratat vijnë në një periudhë tensioni politik dhe kur çështjet e kontratave publike dhe inceneratorëve janë në qendër të debatit publik, ndërsa PD paralajmëron mobilizim qytetar dhe presion politik ndaj kryeministrit.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat