back to top
7.5 C
Tirana
E premte, 14 Nëntor, 2025
spot_img
KreuAktualitetBotaRusia ndëshkon edhe “besnikët”/ Përplasje e ashpër në Kremlin

Rusia ndëshkon edhe “besnikët”/ Përplasje e ashpër në Kremlin

Moska ka nisur një valë ndëshkimesh kundër figurave që dikur lavdëronin Vladimir Putinin dhe luftën në Ukrainë. Analistë politikë dhe analistë pro-luftës, që fitonin status dhe para për përkrahjen e ushtrisë, janë shpallur “agjentë të huaj” ose “terroristë dhe ekstremistë”.

Siç shkruan The Guardian, mes të prekurve janë Sergei Markov, analist politik, Roman Alyokhin, analist për çështjet ushtarake, dhe Tatyana Montyan, komentatore e lindur në Ukrainë.

Për dekada, këta individë përfitonin nga besnikëria e pakushtëzuar ndaj Kremlinit, por tani po përballen me sistemin represiv që dikur i privilegjonte.

Ekspertët shohin në këto raste një pasqyrë të një konflikti të thellë brenda Kremlinit, mes veteranëve “besnikë” të lidhur ngushtë me Ministrinë e Mbrojtjes dhe rrjetit të ultranacionalistëve pro-luftës, të njohur si Z-blogerët. (Z-Blogerët janë një lëvizje e përhapur e analistëve dhe aktivistëve ultranacionalistë pro-luftës në Rusi, që u shfaq pas pushtimit të plotë të Ukrainës në 2022-in)

Përplasja mes tyre lidhet edhe me burimet financiare, shumë prej aktivistëve të pavarur kanë mbledhur më shumë para për frontin sesa organizatat shtetërore.

“Kremlini ka frikë nga çdo lloj mobilizimi qytetar, edhe kur është pro-luftës. Çdo lëvizje autentike perceptohet si kërcënim”, thotë shkencëtarja ruse Ekaterina Schulmann.

Për analistët, këto ndëshkime janë një paralajmërim i qartë se represioni rus nuk kursen as mbështetësit e tij më besnikë, duke ripërsëritur modelin sovjetik, kushdo mund të bëhet armik, pavarësisht sa i devotshëm ka qenë!

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat