back to top
7.5 C
Tirana
E premte, 14 Nëntor, 2025
spot_img
KreuAktualitetPS bllokon mocionin ndaj Belinda Ballukut/ Reagon Berisha

PS bllokon mocionin ndaj Belinda Ballukut/ Reagon Berisha

Maxhoranca socialiste nuk pranoi sot në Parlament që të zhvillohej një mocion me debat ndaj zv.kryeministres Belinda Balluku, të kërkuar nga Partia Demokratike, pavarësisht kërkesës së opozitës pas thirrjes së saj në SPAK.

Opozita donte që hetimi i nisur për tenderin e tunelit të Llogarës të ishte kryefjala e seancës së sotme, por shumica parlamentare mbajti të njëjtin qëndrim që kishte shprehur edhe një ditë më parë në Konferencën e Kryetarëve dhe e refuzoi futjen e interpelancës në rendin e ditës.

Zëvendëskryeministrja Balluku nuk ishte e pranishme në seancë. Në faqen e saj në Facebook ajo publikoi material mbi përfundimin e një investimi në nënstacionin “Tirana 2”, që sipas saj forcon rrjetin energjetik dhe përmirëson furnizimin për Durrësin dhe zonën jugperëndimore.

Gjatë debatit në foltore, ministri Fatmir Peleshi argumentoi se, edhe pse interpelanca është një instrument themelor i kontrollit parlamentar, ushtrimi i saj duhet të respektojë ndarjen e pushteteve dhe të mos ndërhyjë në hetimet që po zhvillohen nga organet e drejtësisë. “Kushtetuta ka theksuar se kontrolli parlamentar dhe interpelanca duhet të zhvillohet që mos të cenohet pavarësia e pushteteve tjera dhe të mos ndërhy në veprimtaritë që janë objekt të proceseve gjyqësore apo hetimore,” tha ai, duke përfunduar se zhvillimi i interpelancës në këto kushte është i pamundur.

Nga ana tjetër, deputeti Sali Berisha sulmoi ashpër Ballukun dhe mazhorancën, duke lexuar pretendime përmes mesazheve dhe akuzuar për përvetësim të punimeve të tunelit të Llogarës. “Tuneli i Llogarasë është vepër kryekëput e tij… është vjedhje e mirëfilltë e tij,” deklaroi Berisha gjatë fjalës së tij, i cili akuzoi gjithashtu për presione dhe manipulim në procesin e votimit.

Kërkesa për interpelancë ishte protokolluar nga një grup prej shtatë deputetësh të Partisë Demokratike, por shumica vendosi që çështja të mos diskutohej sot në Kuvend. Opozita paralajmëroi se do të vazhdojë përpjekjet për të çuar në vëmendje të plotë parlamentare hetimet e SPAK lidhur me tenderin e Llogarës.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat