back to top
7.5 C
Tirana
E premte, 14 Nëntor, 2025
spot_img
KreuDrejtësiaDosja ‘Partizani’: GJKKO rrëzon kërkesat e avokatëve

Dosja ‘Partizani’: GJKKO rrëzon kërkesat e avokatëve

Gjykata e Posaçme e Krijuar për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO) ka rrëzuar kërkesat e avokatëve të të pandehurve në dosjen e njohur si “Partizani”, të cilët pretendonin pavlefshmëri absolute të akteve hetimore të SPAK. Kërkesat lidhnin vendimet e marra gjatë hetimeve paraprake nga gjyqtarja Irena Gjoka.

GJKKO theksoi se kërkesat e avokatëve janë të pabazuara në ligj dhe prova. Sipas gjykatës, të gjitha masat e sigurimit janë kontrolluar gjyqësisht deri në Gjykatën Kushtetuese.

Sa i përket pretendimeve për eksperte të pa licencuar apo në konflikt interesi, gjykata konstaton se këto nuk përbëjnë shkaq për pavlefshmëri absolute. Ekspertët e institutit të policisë shkencore kanë kryer detyrën e tyre sipas ligjit.

Sekuestrimet dhe ekspertimet

Gjykata rrëzoi gjithashtu pretendimet për sekuestrimin dhe ekspertimin e pajisjeve kompjuterike si të kundërligjshme. Sipas GJKKO-së:

Sekuestrimet tek “Studio Pustina” dhe të dhënat e shoqërisë “Homeplan” janë ligjore.

Të dhënat e nxjerra nga pajisjet dhe të kthyer tek të pandehurit janë të papërdorshme.

Nuk ka shkelje të afateve për ekspertimet.

Nuk ka fakte për paanshmëri apo ndikim mbi ekspertët.

Gjykata njoftoi se do të thërrasë një ekspert topograf për të vlerësuar kualifikimet e tij dhe më pas do të shprehet për një nga kërkesat për pavlefshmëri absolute.

GJKKO theksoi se disa nga pretendimet e avokatëve nuk i përkasin kërkesave paraprake, por duhet të shqyrtohen gjatë procesit gjyqësor.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat