Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është thirrur këtë të hënë nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) për t’u pyetur lidhur me ngjarjet e 21 janarit 2011.
Berisha do të paraqitet të premten në orën 10:00, sipas urdhrit të nxjerrë më 3 nëntor 2025, për t’u marrë në pyetje si person që mund të japë rrethana të dobishme për hetimin e procedimit penal nr.138 të vitit 2024.
Fletëthirrja i është dërguar në adresën e banesës së tij, si dhe në selinë e PD-së dhe në Parlament, përmes Postës Shqiptare me zarf me bar kod “RR79743625AA”.
Në njoftim theksohet se dokumenti ka për qëllim pyetjen e Berishës për rrethanat që lidhen me hetimin e ngjarjeve të 21 janarit dhe jo si masë proceduriale kundër tij.




