back to top
13.5 C
Tirana
E enjte, 13 Nëntor, 2025
spot_img
KreuAktualitet“Zgjedhjet”/ Berisha i bie të njëjtës melodi

“Zgjedhjet”/ Berisha i bie të njëjtës melodi

Ish-kryeministri dhe kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u takua me kryetarët e degëve të PD-së, ku deklaroi se zgjedhjet e fundit ishin të manipuluara dhe fusha e garës krejt e pabarabartë.

Berisha akuzoi Edi Ramën dhe qeverinë e tij për dhunim masiv të votës dhe përdorim të të gjitha burimeve të shtetit për të fituar zgjedhjet. Ai theksoi se politika e terrorit ndaj opozitës përfshinte arrestimin e tre liderëve të partive kryesore opozitare gjatë vitit elektoral, si dhe manipulimin e mandatit të kryetarit të Bashkisë së Himarës.

Sipas Berishës, në këto zgjedhje u përdorën të gjitha burimet financiare dhe materiale të shtetit, duke përfshirë shpërblime për pensionistët, falje gjobash, rritje të subvencioneve dhe punësime të përkohshme, që sipas tij ndikuan në vullnetin e zgjedhësve.

Ai kritikoi gjithashtu kontrollin qeveritar të 90% të mediave, që sipas tij pengoi qytetarët të merrnin informacion të saktë dhe të drejtë gjatë procesit zgjedhor. Berisha theksoi se kjo ishte një nga armët më të rrezikshme të “diktaturës autoritare” të qeverisë.

“Vëzhguesit ndërkombëtarë konfirmuan përdorimin e burimeve shtetërore dhe pabarazinë e fushës së garës. Zgjedhjet ishin një farsë,” deklaroi Berisha, duke nënvizuar se qytetarët nuk morën mundësinë për një proces të lirë dhe transparent.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat