back to top
13.5 C
Tirana
E enjte, 13 Nëntor, 2025
spot_img
KreuDrejtësiaHetim me agjent të infiltruar/ SPAK dërgon për gjykim avokatin Besart Logu

Hetim me agjent të infiltruar/ SPAK dërgon për gjykim avokatin Besart Logu

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim në Gjykatën e Posaçme avokatin e njohur Besart Logu, i akuzuar për marrje ryshfeti me qëllim ndikimin e paligjshëm tek funksionarët e drejtësisë.

Sipas SPAK, Logu ka kërkuar dhe më pas ka marrë shumën prej 8 mijë eurosh nga një shtetas italian me inicialet S.C., në këmbim të ndikimit tek prokurori, gjyqtari dhe ekspertët kontabël që kishin në shqyrtim çështjen penale të klientit të tij në Prokurorinë e Tiranës.

Hetimet janë zhvilluar me metoda speciale dhe përfshinë përdorimin e një agjenti të infiltruar, i cili ka dorëzuar shumën e parave që më pas është marrë nga i pandehuri Logu. Sipas prokurorisë, pagesa nuk kishte lidhje me shërbimet ligjore të avokatit, por përbënte përfitim të parregullt me qëllim ndikimin e vendimeve gjyqësore.

SPAK thekson se kjo vepër penale është formale, që do të thotë se mjafton kërkimi ose marrja e përfitimit të parregullt, edhe nëse rezultati i premtuar – si lirimi nga burgu apo lehtësimi i akuzave nuk është realizuar.

Në përfundim të hetimeve, Prokuroria ka konkluduar se Logu ka konsumuar elementët e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 245/1/4 i Kodit Penal.

Çështja tashmë është dërguar për gjykim në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat