back to top
13.5 C
Tirana
E enjte, 13 Nëntor, 2025
spot_img
KreuAktualitetAtentat mafioz pranë aeroportit/ Një i vrarë dhe një i plagosur

Atentat mafioz pranë aeroportit/ Një i vrarë dhe një i plagosur

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë pasdite, rreth orës 14:20, pranë rrethrrotullimit në afërsi të Aeroportit të Tiranës, ku është qëlluar me armë zjarri ndaj një automjeti në lëvizje.

Sipas të dhënave paraprake, në automjet ndodheshin shtetasit G. D., rreth 47 vjeç, dhe M. Sh., rreth 40 vjeç. Si pasojë e të shtënave, ka humbur jetën G. D., ndërsa M. Sh. është plagosur rëndë dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Policia ka rrethuar zonën, ka ngritur pika kontrolli dhe po kryen kontrolle intensive për identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të atentatit.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat