back to top
9.5 C
Tirana
E enjte, 13 Nëntor, 2025
spot_img
KreuDrejtësia“Toyota Yaris”: Apeli i Posaçëm kthyer në rigjykim vendimin për Zarkën

“Toyota Yaris”: Apeli i Posaçëm kthyer në rigjykim vendimin për Zarkën

Gjykata e Apelit të Posaçëm ka vendosur të prishë vendimin e Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) për ish-kryeprokurorin e Vlorës, Aurel Zarka, duke kthyer çështjen për rigjykim në GJKKO.

Vendimi u mor këtë të mërkurë nga treshja e gjyqtarëve Miliana Muça, Saida Dollani dhe Dhimitër Lara.

Zarka kishte ankimuar dënimin e mëparshëm, i cili e kishte gjykuar me 4 vite burg për korrupsion dhe ndikim të paligjshëm në lidhje me çështjen “Toyota Yaris”. Për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi i tij ishte reduktuar më parë në 2 vite e 8 muaj burg.

Me vendimin e Apelit të Posaçëm, çështja rikthehet në GJKKO për rishqyrtim dhe vendim të ri.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat