back to top
13.5 C
Tirana
E enjte, 13 Nëntor, 2025
spot_img
KreuAktualitetOpozita kundër ligjit të barazisë gjinore/ Apel Presidentit për ta kthyer

Opozita kundër ligjit të barazisë gjinore/ Apel Presidentit për ta kthyer

Deputetët e opozitës i janë drejtuar me një kërkesë zyrtare Presidentit të Republikës, duke kërkuar që ky të kthejë për rishqyrtim në Kuvend ligjin “Për barazinë gjinore”.

Në kërkesën e firmosur nga grupi i deputetëve opozitarë, theksohet se ligji është antikushtetues dhe se cenon vlerat tradicionale të familjes shqiptare.

“Ju kërkojmë që të paktën një herë të vetme gjatë ushtrimit të detyrës tuaj si President i Republikës, të ngriheni në lartësinë e detyrës, të ndaloni përçarjen, deformimin, denatyrimin, dhe të ndiqni edhe këshillat e komuniteteve fetare, për të ruajtur traditën shqiptare, sepse asnjë rregull në shoqërinë tonë nuk mund të imponohet në kundërshti me përfaqësuesit e komuniteteve fetare,” thuhet në kërkesë.

Opozita i bën thirrje kreut të shtetit që, në bazë të nenit 85 të Kushtetutës, të ushtrojë kompetencën e tij për të kthyer ligjin në Kuvend.

Kujtojmë se më 6 nëntor, Kuvendi miratoi me 77 vota pro nga mazhoranca dhe 36 kundër nga opozita projektligjin e shumëdebatuar “Për barazinë gjinore”. Deputetët opozitarë e kanë kundërshtuar ashpër, duke e cilësuar si një nismë që synon “shkatërrimin e familjes tradicionale shqiptare”.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat