back to top
17.5 C
Tirana
E premte, 14 Nëntor, 2025
spot_img
KreuAktualitetEkonomiaTurizmi motor i eksporteve shqiptare/ Të ardhurat rriten 7,7%

Turizmi motor i eksporteve shqiptare/ Të ardhurat rriten 7,7%

Ekonomia shqiptare ka vijuar trendin pozitiv gjatë gjysmës së parë të vitit 2025, me një rritje prej 3.6%, pavarësisht sfidave të jashtme dhe ndikimeve negative të ekonomisë globale. Kjo u bë e ditur nga Ministri i Financave, Petrit Malaj, në një konferencë të përbashkët për shtyp me Shefen e Misionit të FMN-së, Anke Weber, dhe Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, mbi analizën e ecurisë së ekonomisë dhe financave shqiptare.

Malaj theksoi se institucionet fiskale dhe monetare kanë treguar maturitet në hartimin e politikave, duke minimizuar ndikimin e goditjeve të jashtme dhe duke mbështetur stabilitetin makroekonomik. Ai shtoi se projektet e mëdha në infrastrukturë dhe energji do të kenë rol të rëndësishëm në shtimin e aktivitetit ekonomik.

“Vitet e fundit kanë qenë sprovë për ekonominë tonë, por vendi ka treguar kapacitet për t’u përshtatur dhe për të mbrojtur trajektoren e zhvillimit ekonomik. Në 6 mujorin e parë të 2025, ekonomia shqiptare është zgjeruar me 3.65%. Parashikimi për fundvit mbetet optimist me rritje 3.9%,” tha Malaj.

Ai nënvizoi gjithashtu përmirësimin e treguesve të punësimit dhe të mirëqenies: papunësia ka rënë në nivelin më të ulët historik prej 8.5%, ndërsa punësimi po rritet në mënyrë të qëndrueshme. Inflacioni vijon të mbetet i ulët, me një mesatare 2.2% gjatë 10 muajve të parë të vitit.

Turizmi vazhdon të jetë motori kryesor i eksporteve shqiptare, me të ardhura që janë rritur me 7.7% gjatë gjysmës së parë të vitit. Sektori do të mbetet kontribuuesi kryesor në bilancin e shërbimeve, duke ndikuar pozitivisht në rritjen ekonomike dhe mirëqenien e qytetarëve.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat