back to top
14.5 C
Tirana
E mërkurë, 19 Nëntor, 2025
spot_img
KreuSportiShqipëri–Angli, sfida pa peshë?/ Sylvinho heziton për titullarët që rrezikojnë

Shqipëri–Angli, sfida pa peshë?/ Sylvinho heziton për titullarët që rrezikojnë

Shqipëria është tashmë e kualifikuar në play-off të Botërorit, ndërsa Anglia ka siguruar vendin e parë në grup. Kjo e bën ndeshjen e së dielës më pak vendimtare për renditjen, por trajneri Sylvinho përballet me një dilemë të madhe lidhur me formacionin.

Pesë lojtarë kryesorë të formacionit kuqezi – Arlind Ajeti, Julian Shehu, Mario Mitaj, Nedim Bajrami dhe Rei Manaj – rrezikojnë të humbasin ndeshjet e play-off-it në mars, në rast se marrin karton ndaj Anglisë. Kjo situatë prek gjysmën e ekipit titullar dhe e vë stafin teknik përballë një vendimi të vështirë.

Trajneri u shpreh se ende nuk është marrë një vendim përfundimtar:

“Është e vërtetë, jemi në një dilemë shumë të madhe se çfarë do të bëjmë për ndeshjen e së dielës, pasi rrezikojmë shumë. Kam folur me Doriva dhe Zabaletën dhe jemi ende në dyshime. Nga njëra anë duhet të mendojmë për ndeshjet e marsit, nga ana tjetër nuk duhet të harrojmë se luajmë ndaj Anglisë, skuadrës më të fortë në botë. Besoj se do të vendosim disa orë para ndeshjes, duhet të jemi racionalë dhe të kujdesshëm.”

Vendimi final për formacionin pritet të merret pak para ndeshjes.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat