Pas lajmit se PD ka votuar për rritjen e çmimeve të urbanit në Kamzë, ish-kryeministri dhe lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se çështja po shqyrtohet me seriozitet dhe partia do të dalë me vendimin e saj.
“E dëgjova këtë lajm dhe u kam kërkuar drejtuesve të partisë të shqyrtojnë me seriozitetin më të madh këtë çështje. Pa diskutim, partia do të dalë me vendimin e vet,” tha Berisha.
Ai theksoi se PD qëndron në mbrojtje të interesave të qytetarëve dhe çdo vendim i marrë do të analizohet përpara se të jepet një qëndrim zyrtar.
“Ne qëndrojmë vetëm në mbrojtje të interesave të qytetarëve dhe ky është qëndrimi i prerë i PD. Do shqyrtohet çdo vendim që është marrë,” u shpreh Berisha.



