back to top
4.5 C
Tirana
E shtunë, 31 Janar, 2026
spot_img
KreuAktualitet"Delvina digjej, ju bënit poezi”/ Komisioni i Brendshëm shndërrohet në skenë debati

“Delvina digjej, ju bënit poezi”/ Komisioni i Brendshëm shndërrohet në skenë debati

Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka, dhe homologu i tij i Partisë Socialiste, Ardit Bido, u përfshinë këtë të martë në një debat të fortë gjatë mbledhjes së Komisionit për Çështjet e Brendshme, ku u diskutua projektbuxheti i vitit 2026 për Agjencinë Kombëtare të Emergjencave Civile.

Debati nisi pas fjalës së Nokës, i cili kritikoi qeverinë për menaxhimin e emergjencave dhe infrastrukturën rrugore në vend. Ai u ndal në ngjarjet e Delvinës, ku sipas tij zjarret u përballën jo me koordinim të duhur. “Teksa Delvina digjej, deputeti i qeverisë bëni poezi dhe postonte foto të zjarrfikësve duke shuar flakët me thupra,” tha Noka, duke akuzuar mazhorancën se nuk fokusohet te qytetari dhe infrastrukturat rrugore nuk mirëmbahen si duhet.

Bido iu përgjigj duke e kritikuar Nokën për mungesën e veprimit gjatë emergjencave: “Prisja që kur ranë zjarret të ishit edhe ju aty. Nxora edhe Hasimenë nga oborri i shtëpisë, se iu dogj. Vini këtu për të bërë poezi partiake, për të treguar se cila është parti e mirë dhe cila është e keqe,” tha Bido. Ai gjithashtu sulmoi Nokën duke i bërë një koment ironik për krahasimin me nazistët: “Nga neonazistë, jeni bërë nazist dhe mbroni Hitlerin.”

Nga ana e tij, Noka theksoi se qeveria aktuale nuk ka kapacitet për të menaxhuar emergjencat: “Si shpjegohet që urat që ndërtohen në pushtetin tuaj, pa bërë dy vite, prapë duhen bërë se i merr lumi? Në 12 vite pushtet, asnjë argjinaturë e PD nuk u ça. Nuk ndodhin këto gjëra në vende si Maqedonia e Veriut apo Kosova, sepse atje qeveritë janë të përgjegjshme.”

Debati u tensionua më tej me replika personale dhe ironike nga të dy deputetët. Bido iu përgjigj Nokës për qeverisjen lokale dhe mbështetjen për Delvinën, ndërsa Noka e përshkroi situatën si një mungesë përgjegjshmërie dhe prioritetesh nga mazhoranca.

Kjo përplasje u fokusua kryesisht tek menaxhimi i emergjencave, fondet për Bashkinë e Delvinës dhe mënyra se si qeveria përgjigjet ndaj katastrofave natyrore, duke reflektuar tensionin politik midis dy partive kryesore në vend.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat