back to top
16.5 C
Tirana
E martë, 3 Mars, 2026
spot_img
KreuAktualitetEkonomiaTabaku: Duhet të ndalojmë depërtimin e investimeve të dyshimta

Tabaku: Duhet të ndalojmë depërtimin e investimeve të dyshimta

Në Berlin po zhvillohet Forumi i Politikës së Jashtme, organizuar nga Körber Stiftung, një nga platformat më të rëndësishme europiane për debat strategjik mbi sigurinë, politikën e jashtme dhe zhvillimin ekonomik. Mes pjesëmarrësve nga e gjithë Europa dhe rajoni, e pranishme është edhe deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku.

Në hapje të punimeve foli ministri i Jashtëm gjerman, Johann Wadephul.

Deputetja Tabaku në Berlin theksoi domosdoshmërinë e analizës së sigurisë ekonomike, duke rikujtuar mekanizmin e posaçëm për kontrollin dhe analizimin e investimeve të huaja direkte (FDI), të cilin e ka propozuar në Kuvend vetëm një vit më parë.

Sipas Tabakut, depërtimi i investimeve ruse dhe kineze në rajon dhe Shqipëri përbën rrezik të drejtpërdrejtë për financat publike dhe transparencën e prokurimeve.

“Duhet të bëjmë të pamundurën që investimet ruse dhe kineze të mos depërtojnë në prokurimet publike, koncesione, fondet dhe financat tona publike. Ky është një mekanizëm që do ta çoj përpara me këmbëngulje,” u shpreh deputetja demokrate.

Ajo gjithashtu nënvizoi rëndësinë e pjesëmarrjes së Shqipërisë në forumet europiane ku diskutohet politika europiane dhe e ardhmja e rajonit, duke krijuar mundësi bashkëpunimi dhe networking.

“Shqipëria duhet të jetë prezente dhe të japë mendimin e saj në tryezat ku vendosen standardet, politikat dhe vizioni europian,” tha Tabaku.

Pjesëmarrja e saj vjen në një kohë kur siguria ekonomike dhe ndikimi i aktorëve të tretë janë bërë çështje qendrore në debatin europian dhe transatlantik. Tabaku është një prej zërave më aktivë për transparencën e investimeve të huaja dhe forcimin e kontrollit mbi financat publike në Shqipëri.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat